LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe ndanë 39 miliardë dollarë për luftimin e Coronavirusit

Britania e Madhe ndanë 39 miliardë dollarë për luftimin e Coronavirusit

Qeveria britanike do të shpenzojë miliarda funta si përpjekje për të kufizuar ndikimin e Coronavirusit në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është bërë e ditur nga shefi i financave të vendit.

Rishi Sunak, i emëruar në krye të financave britanike muajin e kaluar, i tha Parlamentit se do të vendosë në dispozicion 7 miliardë funta për të mbështetur tregun e punës dhe një 5 miliardë funta shtesë për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor, përcjell Telegrafi.

Përhapja e virusit, e cila u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, po ushtron shumë presion mbi të gjitha ekonomitë kryesore globale duke goditur ndjeshëm zinxhirët e furnizimit, kërkesën për udhëtime, si dhe duke nxitur blerjet e panikut në lidhje me konsumin.


Ekonomistë dhe organizata të ndryshme, të tilla si OECD, kanë rishikuar në rënie parashikimet e tyre të rritjes botërore si rezultat i situatës, duke theksuar se gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Sunak gjithashtu njoftoi një stimulim fiskal prej 18 miliardë funta si lehtësi fiskale për të mbështetur ekonominë britanike, duke bërë që stimuli total fiskal të arrijë në nivelin e 30 miliardë funtave. Organi publik britanik, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore, e quajti këtë shumë, si stimulin më të madh që nga viti 1992. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori