LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Në reagimin e Qeverisë britanike po ashtu i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin masa për të ulur tensionet, raporton Telegrafi.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor.


Po ashtu, ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet”, thuhet në reagim.

Qeveria britanike po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale.

“Zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori