LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe fillon testin e vaksinës për coronavirus – “pacientja” e parë tregon pse pranoi një gjë të tillë

Britania e Madhe fillon testin e vaksinës për coronavirus – “pacientja” e parë tregon pse pranoi një gjë të tillë

Testi i parë njerëzor në Evropë i një vaksine për coronavirus tashmë ka filluar në Oksford.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dy vullnetarë u injektuan, të parët nga më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studim.

Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma vaksinën kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga coronavirusi.


Dizajni i testit do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse këtë do ta dinë mjekët.

Elisa Granato, njëra nga dy që mori vaksinën, i tha BBC: “Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.

Sipas BBC, vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, si pasojë e coronavirusit deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2,6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Botë
Zelensky thotë se Ukraina pranoi aeroplanë tjerë luftarak F-16

Zelensky thotë se Ukraina pranoi aeroplanë tjerë luftarak F-16

Evropa
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori