LAJMI I FUNDIT:

Britania dhe Holanda i japin mbështetje të plotë themlimit të Ushtrisë së Kosovës

Britania dhe Holanda i japin mbështetje të plotë themlimit të Ushtrisë së Kosovës

Në seancën sotme urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i kanë dhënë mbështetje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e të dy shteteve kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transferimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kurse përfaqësuesi i Francës e ka mbështetur formimin e Ushtrisë, por ka thënë se kjo është bërë në kohë të pa përshtatshme, pasi mund të përkeqësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


Ai po ashtu ka kërkuar që Kosova të heq taksen 100% të vendosur ndaj produkteve serbe.

Kurse përfaqësuesi i Rusisë, ka kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se në FSK ka shumë ushtarë të UÇK-së, dhe sipas tij kjo paraqet rrezik.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori