Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikenda Karricaj, sonte (e diel) ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk”.

Ajo ka folur për raportin me Gani Gërminë, pasi ai tha në një live që janë së bashku.


E njëjta është shprehur se nuk është në një romancë me të dhe e ka vetëm shok.

Screenshot 28 2 Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja gjakove theksoi se Ganiu nuk ka qenë në gjendje aq të mirë, prandaj ajo i ka qëndruar afër.

“Ka qenë vetëm si një shaka e momentit që e kemi bërë si provokim edhe si shaka dhe jo, vetëm shok jemi”, u shpreh ajo.

Screenshot 29 5 Foto: Screenshot/YouTube

Ish-konkurrentja shtoi: “E kam shumë mik dhe i kam qëndruar afër edhe këto ditë, sepse nuk ka qenë në gjendjen më të mirë në botë, i kam qëndruar afër dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër. Pjesa që jemi në një lidhje nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë hajgare”.

Gazetari u largua me vetëdëshirë nga Big Brother pas një video që iu publikua në një spektakël, ku kishte rënë në kontradiktë me fjalët dhe veprimet brenda. /Telegrafi/