Brenda shtëpisë që Sofia Vergara dëshiron ta shesë pas divorcit

Sofia Vergara është e vendosur të shesë vilën luksoze në Los Angeles që ishte shtëpia e saj me ish-bashkëshortin Joe Manganiello, aq sa e ka ulur për dy milionë dollarë çmimin dhe është e gatshme ta shesë për 15.9 milionë dollarë.
Çifti i aktorëve kishin tentuar fillimisht ta shesin vilën për 20 milionë dollarë, pastaj e ulën çmimin për dy milionë, ndërsa pas shkurorëzimit, bukuroshja i ka hequr edhe dy milionë dollarë të tjera nga oferta e shitjes.
E vendosur në Beverly Hills të Los Angelesit, kjo vilë e stilit italian shtrihet në 1.056 metra katrorë. Është ndërtuar në vitin 2006 dhe që atëherë është rinovuar. Ka shtatë dhoma gjumi, 11 banja dhe tre tualete.

Nga jashtë, shtëpia është e mbuluar me hardhi rrëshqanore dhe gjethe të bukura, ndërsa në çdo hap ka peizazh me lule dhe drunj të lartë.
Tavanet e larta, trarët e ekspozuar dhe një gamë ngjyrash bezhë-krem shtojnë atmosferën luksoze italiane. Dhoma e ndenjes formale ka dritare nga dyshemeja deri në tavan me pamje nga oborri. Kuzhina është e pajisur me një ishull të madh, pajisje dhe një kënd për mëngjes.

Shikimi i filmave në këtë ndërtesë është padyshim elegant falë dhomës së madhe të projektimit, me 10 ulëse prej pelushi. Një bodrum vere me 3.000 shishe dhe një palestër personale me një sauna, plotësojnë pajisjet kryesore të enterierit.
Jashtë, luksi i kësaj prone vazhdon me një pishinë dhe spa në gjysmë hektari lëndinë, e cila është e rrethuar me gardhe – për të mbajtur larg sytë kureshtarë. ndërkaq, paketën e plotëson garazhi me tri automjete. /Telegrafi/




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës