Afrim Berisha, babai i Alvinit i bllokuar në kampet e ISIS-it në Siri dha alarmin ditën e premte se prej disa ditësh ka humbur kontaktet me të birin.
Ai thotë se njerëzit që ka paguar për të kontrolluar në kampin Al-Hol, ku la të birin herën e fundit që u takua me të, nuk po arrijnë që ta gjejnë dot.
Po ku është Alvini? Në përpjekje për të mësuar më shumë për fatin e vogëlushit, Gazeta “Si” ju sjell këtë përmbledhje të shkurtër të lajmeve që mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zhvillimet në kampin Al-Hol, i vendosur në veri-lindje të Sirisë, në periferi të qytetit me të njëjtin emër dhe pranë kufirit me Irakun.
Al-Hol ka emrin kamp, por në të vërtetë që prej shpërbërjes së ISIS-it, ai është njëri prej burgjeve të ngritura në fusha të hapura për të mbajtur nën kontroll ekstremistët. Kampi u ngrit si një oaz shpëtimi e shprese për të strehuar të gjitha gratë dhe fëmijët të penduara nga bashkimi me ISIS-in.
Edhe sot ka ende këtë funksion, duke strehuar kryesisht gratë dhe fëmijët e atyre që kanë humbur jetën, apo janë zhdukur në luftën disavjeçare në Siri. Por, jo të gjithë brenda kampit janë të penduar.
Shumë gra vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike rregullave të rrepta të Kalifatit, madje edhe duke ngritur në mënyrë vullnetare një polici që kontrollon kodin e veshjes dhe sjelljes për gratë e tjera. Nëse ky kod shkelet, ndëshkimet shkojnë nga goditja me kamzhik, deri tek gjymtimet. Por, ndëshkimet më të ashpra janë parashikuar për gratë që bisedojnë me personelin e sigurisë, apo me gazetarët.
Kampi është i ndarë në disa sektorë dhe në muajin janar të këtij viti, OKB fliste për 70 mijë banorë nga të paktën 50 vende të ndryshme të botës të strehuar aty në kushte çnjerëzore. Bëhet fjalë kryesisht për vajza dhe fëmijë. Sipas dëshmisë së dhënë nga Afrim Berisha dhe nga gazetarët italianë të “Le Iene”, Alvini mbahej në sektorin e jetimëve.
Kampi ruhet vazhdimisht nga luftëtarë të armatosur, sirianë, kurdë dhe irakianë të “Syrian Defence Forces”, grupim i mbështetur nga SHBA kundër regjimit të Bashar al-Assad. Por, me tërheqjen e SHBA nga zona, shumë prej luftëtarëve aktualisht funksionojnë dhe operojnë si të pavarur, pa një komandë qendrore. Ata nuk lejojnë asnjë që të largohet, apo që t’i afrohet perimetrit të kampit pa lejen e tyre.
Rreth dy javë më parë, një udhëheqës i milicisë kurde që vepron mes Sirisë dhe Irakut, postoi në rrjetet sociale pamjet ku dukej një revoltë brenda këtij kampi. CNN i përshkruan këto pamje si tejet kaotike dhe të dhunshme.
Të vetmit që mund t’i afrohen, apo të hyjnë brenda kampit janë punonjës të organizatave humanitare, që shpërndajnë ushqime dhe ilaçe dhe me raste edhe gazetarë të mediave të ndryshme. Më 11 tetor, dy ditë para se Turqia të niste ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri, CNN raportoi për skena kaotike në kampin Al-Hol, që për zyrtarët vendorë sirianë, konsiderohet si kërcënim për sigurinë për shkak të sulmeve të shpeshta të dhunshme të grave që strehohen aty.
Ofensiva ajrore dhe tokësore turke në kufirin veri-perëndimor të Sirisë shtyu për në veri-lindje luftëtarët kurdë. Bashkë me kurdët u zhvendosën edhe grupime të armatosura filo-turke, por që nuk kontrollohen nga Turqia.
Pamjet më të freskëta video nga jeta e përditshme të ngujuarave brenda kampit i përcolli disa javë më parë, Holly Ëilliams, gazetare e CBS. Mes intervistave zbuloi se shumë prej grave të mbajtura aty si të burgosura, mbeten ende besnike të ISIS-it.
“ISIS u mposht në terren, por ai është ende shumë i fortë në mendjen e tyre”, thotë gazetarja.
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock ishte e para që vizitoi kampin Al-Hol në ditët pas nisjes së ofensivës turke. Kjo ishte hera e tretë që Murdock ja dilte mbanë të hynte në këtë kamp brenda 10 muajve të fundit. Por, në artikullin e publikuar më 17 tetor tek Zëri i Amerikës (versioni ndërkombëtar) flet për kaos total.
“Zyrtarët thonë se që prej nisjes së ofensivës turke ka shtim alarmant të pasigurisë. Ka patur arratisje, kërcënime, sulme dhe thirrje të vazhdueshme në ditët e fundit për revoltë, pasi shumë prej trupave të ekstremistëve që siguronin perimetrin dhe rendin brenda kampit janë zhvendosur në frontin e luftimeve”, rrëfen Murdock.
Gazetarja e Zërit të Amerikës më tej tregon bisedën me Layla Rezgar, koordinatore në seksionin e të huajve në kampin Al-Hol. Rezgar rrëfen se lajmi i nisjes së ofensivës turke u prit me protesta dhe thirrje “Rroftë ISIS” dhe “Do t’ua presim kokën!” drejtuar Turqisë dhe turqve. Por jo të gjithë të strehuarit në këtë kamp i qëndrojnë ende besnik ISIS-it.
Rezgar rrëfen për Zërin e Amerikës se ka shumë përpjekje për t’u arratisur, sidomos pas thirrjes së kreut të ISIS-it, Al-Bagdadi për të ndihmuar që të arratiseshin të burgosurit në Al-Hol.
“Në fillim të javës, 13 gra të huaja çanë rrethimin dhe u përpoqën që të arratiseshin së bashku me fëmijët e tyre, ndoshta të ndihmuara nga ndonjë celulë e ISIS-it. Ato u kapën, por në një kamp tjetër në këtë zonë, 800 anëtarë të tjerë u larguan”, thotë Rezgar.
Layla Rezgar përshkruan një situatë totalisht jashtë kontrollit të mbushur me frikë e panik, brenda dhe jashtë kampit. “Në fillim këtu strehoheshin vetëm viktimat e ISIS-it, por tani çdo gjë ka ndryshuar dhe brenda perimetrit strehohen viktima dhe idhtare të ekstremistëve”, thotë ajo.
Për autoritetet siriane dhe irakiane, por edhe për vetë Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjërat kanë ndryshuar dhe nëse disa muaj më parë bëhej fjalë vetëm për një krizë humanitare, tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për një krizë sigurie për shkak të elementëve ekstremistë që po përpiqen të ringjallin ISIS-in.
Në mes të tyre qëndrojnë edhe celula të pavarura të ISIS-it dhe grupe të tjera terroriste, në shënjestër të të cilëve janë sidomos të huajt të huajt. Ata i marrin peng dhe më pas i lirojnë vetëm kundrejt një shume të caktuar parash.
Ky është ferri në të cilin strehohet Alvini, vogëlushi shqiptar me të cilin i ati ka lëshuar alarmin për ndihmë nga shteti shqiptar për ta nxjerrë prej andej. Po ashtu atje ndodhen edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë, përcjell gazetasi.al.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025