Me përshëndetjen e zakonshme naziste, Anders Behring Breivik është paraqitur në sallën e gjyqit, ku ka nisur diskutimi i apelit të qeverisë, kundër vendimit se terroristit norvegjez i janë shkelur të drejtat e njeriut.
37-vjeçari, i cili në vitin 2011 vrau 77 persona, paditi qeverinë vitin e kaluar duke thënë se izolimi dhe kontrollet e shpeshta ishin shkelje e të drejtave të tij, ashtu si dhe prangosja e shpeshtë gjatë muajve të parë të burgosjes.
Megjithëse qelia e tij është një apartament me 3 dhoma, ku ai mund të bëjë palestër dhe të luajë me “play station”, gjykata në Oslo vendosi se trajtimi i tij në burgun e sigurisë së lartë “Skien” shkelte Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Pikërisht këtë vendim po kundërshton qeveria norvegjeze, e cila bashkë me sistemin e drejtësisë në vend u kritikua ashpër për trajtimin tejet njerëzor të një vrasësi të tillë, kritika që vetëm u shtuan pasi u vendos se Breivikut i ishin shkelur të drejtat.
Qeveria në Olso, përmes apelit të saj pretendon se Breivik, pavarësisht krimeve të tmerrshme që bëri, po trajtohet mjaft mirë. Breivik u dënua me 21 vite burgim për krimet e tij, me mundësinë që burgosja të shtyhet, nëse ai konsiderohet i rrezikshëm për t’u liruar.
Ndërsa pritet që ai të kalojë jetën e tij në burg, analistët mendojnë se tashmë ai ka pasur shumë vëmendje mediatike dhe i është krijuar më shumë se ç’duhet, mundësia për të qenë në qendër të opinionit e të transmetojë pikëpamjet e tij ekstremiste.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!