Në ditët e ardhshme, Brazili do të marrë grupin e parë prej tre milionë dozash të vaksinave “Johnson& Johnson”, përdorimi i të cilave duhet të përshpejtohet për shkak të skadimit të afërt të afatit.

Ministri i Shëndetësisë, Marcelo Quiroga tha të martën se eksporti i vaksinave që mbërrijnë në vend, të cilat u zhvilluan nga Jansen, një filial i “Johnson&Johnson”, kërkon miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).


"Sigurisht, nëse vendimi i FDA shtyhet, tre milionë doza mund të mos jenë më të dobishme për ne, për shkak të afatit të shkurtër të ruajtjes", tha Kiroga në senatin brazilian.

vaksina covid MK

Data e skadimit të kësaj serie vaksinash është 27 qershor gjersa ministri brazilian theksoi se aplikimi i tyre në imunizimin e popullatës duhet të jetë shumë i shpejtë përpara datës së skadimit.

Brazili nënshkroi një marrëveshje me Jansen për të prokuruar 38 milionë doza me shpërndarjen në tremujorin e fundit të këtij viti, në mënyrë që grupi i parë të arrijë më herët sesa pritej gjersa komisioni i Senatit aktualisht po heton qeverinë për shkak të vonesave në sigurimin e vaksinave, e cila është kryesisht fajësohet pozicioni i presidentit, Jair Bolsonara, i cili minimizoi rëndësinë e pandemisë.

Brazili është i dyti më i prekur nga epidemia, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara dhe mbetet prapa shumicës së vendeve në vaksinimin e 210 milionë banorëve të saj, pasi që deri më tani vetëm 14.5 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Që nga fillimi i pandemisë, ajo ka regjistruar 17,037,129 raste të coronavirusit në vend, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 476,792 njerëz kanë vdekur nga pasojat e COVID-19. /Telegrafi/