LAJMI I FUNDIT:

Brazili kërkon krijimin e grupit të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Brazili kërkon krijimin e grupit të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i Brazilit ka bërë thirrje që të krijohet një grup paqeje, i përbërë nga vende që nuk janë përfshirë në konflikt, dhe të punojë për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë.

Luiz Inacio Lula da Silva tha se bisedoi këtë çështje gjatë kësaj jave me homologun kinez, Xi Jinping.

“Mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë dhe të themi ‘mjaft, le të fillojmë të flasim’ sepse lufta kurrë nuk solli dhe nuk do t’i sjellë kurrë asnjë përfitim njerëzimit”, tha Lula, raporton skynews.


Ai këtë e tha pasi kishte kritikuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë.

Gjermania në fillim të këtij viti thuhet se i kërkoi Brazilit të furnizonte gjithashtu me armë, por refuzoi Lula.

ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut
Lexo po ashtu ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut

Të dielën, ai përsëriti pikëpamjen se vendimi për fillimin e luftës ishte “marrë nga dy vende” ndërsa shtoi se përfundimi i saj do të ishte më i vështirë pasi do të duhej të binden më shumë kombe.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori