LAJMI I FUNDIT:

Brahim Diaz konfirmon se e do qëndrimin te Milani – thumbon tifozët e Real Madridit

Brahim Diaz konfirmon se e do qëndrimin te Milani – thumbon tifozët e Real Madridit

Lojtari i huazuar nga Real Madrid, Brahim Diaz ka thënë se ai është shumë i lumtur te Milani dhe theksoi se dëshira e tij është të ndihmojë ekipin që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët përgatiten për udhëtimin te Cagliari të dielën dhe mund të kualifikohen për në garën më të madhe për klube në Evropë nëse fitojnë.

“Një klub si Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Diaz për SportMediaset. “Është një garë shumë e rëndësishme dhe do të thotë shumë për ne që të kualifikohemi”.


“Si fëmijë, të gjithë kemi ëndërruar të luajmë në këtë kompeticion dhe nëse vazhdojmë kështu, mund ta luajmë vitin e ardhshëm”.

E ardhmja e Brahim Diaz te Rossonerët është e pasigurt, por ai dëshiron të sigurojë tifozët se dëshira e tij është të ndihmojë skuadrën.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Milano. Është një qytet i pabesueshëm dhe klubi është i shkëlqyeshëm ”, shtoi ai. “Tifozët më japin shumë dashuri dhe unë ndihem mirë këtu”.

“Tani, ne duam t’i bëjmë ata të lumtur. Siç them gjithmonë, përparësia është Milani dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ekipin”.

“Ndjehem si protagonist, si dhe i gjithë ekipi, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur me atë që po bëj”.

Lojtari 21-vjeçar ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe Torinos dhe ka kontribuar me katër gola në 25 ndeshje të Serie A këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori