Aktori i njohur, Brad Pitt e ka takuar të dashurën e tij të re, në restorantin e bashkëshortit të saj në Berlin.

56-vjeçari e kishte pëlqyer Nicol Poturalski që në vitin 2019, në një takim të pazakontë, shkruan Daily Mail.


Ai në atëkohë kishte qenë duke xhiruar një film në një zonë lokale të Gjermanisë, i cili mbante titullin „Inglorious Basterds“.

32506314 8674335 image m 87 1598627680994

Thuhet se në po të njëjtën kohë, saktësisht gjatë muajit gusht, ai ra në dashuri me Nicole.

Modelja e njohur më pas kishte shkuar në Los Angeles për të realizuar një fotosesion dhe më pas u takua sërish me aktorin.

32414554 8674335 What a stunner Nicole Poturalski is a successful fashion model f a 49 1598625968557

Një vit më pas, dyshja filluan romancën dhe tani janë duke shijuar pushimet në resortin luksoz në jug të Francës.

Sidoqoftë, thuhet se Nicole është e martuar dhe ka një djalë të quajtur Emil, të cilin e ndan me Roland.

32416120 8674335 Impressive She has graced the cover of ELLE and is currently sig a 104 1598629460210

I kontaktuar nga Daily Mail, bashkëshorti i saj kishte thënë një përgjigje të shkurtër, e cila nënkuptoi se është i shokuar nga ajo çfarë po ndodh. /Telegrafi/

32504698 8674335 image a 36 1598625503781