Jolie, e cila rrit gjashtë fëmijë me aktorin, është tërbuar kur ka hapur derën e dhomës së fjetjes së binjakëve tetëmuajsh, Knox dhe Vivienne, dhe aty ka parë Brad në shtrat, duke fërkuar prapanicën e kujdestares së re dhe të bukur, shkruan magazina Star.

“Ajo është tmerruar. Ajo i është ngjitur në fytyrë Brad duke bërtitur që nga thellësia e mushkërive dhe i ka thënë kujdestares të dalë nga shtëpia dhe kurrë të mos kthehet”, bën të ditur një burim për magazinën në fjalë.

“Fjalosja i ka zgjuar edhe fëmijët të cilët kanë filluar të qajnë. Derisa Brad ishte munduar t’i qetësojë binjakët dhe dadon, Angelina ka shpërthyer duke i dhënë një shuplakë atij në fytyrë. Brad është tronditur”, ka shtuar burimi.