Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bournemouthi, e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit anglez.

Redsat i janë kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy barazimi radhazi.


Golat në këtë fitore të thellë për skuadrën e Jurgen Kloppit u shënuan nga Philippe Coutinho (20'), Dejan Lovren (26'), Mohamed Salah (44') dhe Roberto Firmino (66').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli brazilian, Coutinho, i cili me një gol dhe një asistim u vlerësua me notë 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët ishte 5.7 dhe shkoi për dyshen e vendasve, Adam Smith dhe Marc Pugh. /Telegrafi/ Bournemouth:

notat liverpool 2 e1513535832314

Liverpool:

notat liverpool 3 e1513535885901

telegrafi sport app