Qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione, siç janë MPB, kadastra dhe të tjera duhet të mundësojë formimi i Regjistrit Qendror Elektronik i popullsisë, projekt i ri qeveritar për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare.

Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit e obliguar është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilat prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik të vitit 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur të bëhet dhe sigurohet vetë vegla përmes saj është e mundur të bëhet edhe regjistrimi elektronik, por ajo nuk e përjashton zbatimin e regjistrimit të popullatës në formën e tij të standardizuar”, sqaroi Boshnjakovski.

Në pyetjen e gazetarëve, shtoi se Regjistri i popullsisë nuk është zëvendësim i regjistrimit dhe se Regjistri i popullsisë është me qëllim tjetër.

Boshnjakovski informoi edhe se në seancën e djeshme qeveritare me propozimin e MPB-së është shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni për nevojën e formimit të grupit midis dikastereve për përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e së drejtës lidhur me ndjekjen e komunikimeve./Telegrafi/