Borxhi i Qeverisë ndaj Qytetit të Shkupit, Aliu: Mungon evidenca se sa nxënës e kanë shfrytëzuar transportin publik

Zëvendësministri i arsimit, Lulzim Aliu, thotë se MASH nuk ka bazë për t’i paguar borxh prej 8 milionë eurove qytetit të Shkupit. Ky borxh doli në sipërfaqe nga ana e qytetit të Shkupit, të cilët pas takimit Arsovska-Mickoski, njoftuan se Qeveria dëshiron ta ndihmojë Qytetin e Shkupit me të holla të cilat edhe ashtu i ka borxh ndaj NQP-Shkup. Zv.ministri Aliu në Daily Click tha se duhet të dorëzohen raporte në bazë të evidencës së nxënësve dhe studentëve që kanë shfrytëzuar transportin publik.
“Ai borxh nuk është se ministria nuk e ka paguar por që do të duhet, 8 milion euro, ministresha thotë se nuk ka bazë për t’i paguar.
-S’ka bazë sepse ato do të duhet që në ministri të dëshmojnë dhe të sjellin raporte në bazë të evidencës të numrit të nxënësve që e kanë shfrytëzuar atë transport publik”, tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.
Pagesat për transportin falas ministri Aliu thotë se ministria e ka paguar vazhdimisht, por kanë qenë në korniza të bllok dotacioneve që Ministria çdo vit ndan për komunat, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Mirëpo këto probleme, sipas Aliut, janë shkaktuar për shkak se qeveria e kaluar ka menduar se përgjithmonë do të jetë në pushtet dhe të gjitha marrëveshjet i ka lidhur vetëm verbalisht.
“Fatkeqësisht ka raste që janë marrë vesh vetëm në aspekt verbal dhe nuk ka marrëveshje të shkruara në bazë të cilave më pas do të mund të veprohet. Është e keqja që pushteti i kaluar ndoshta kanë patur bindjen se do të mund të qeverisin përgjithmonë dhe kanë pasur vetëbesimin që gjithçka do të mund të zgjidhin. Kjo neve na ka lënë vështirësi dhe probleme për shkak se ne nuk mund të funksionojmë vetëm me marrëveshje verbale”, potencoi Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit.
E për pagesën e borxhit, ministrja Janevska është e gatshme të përballet edhe në gjykatë.
“Ne marrëveshje as me NQP-në e as me Qytetin e Shkupit nuk kemi. Unë si ministre nuk kam bazë pse duhet t’i paguajë ato mjete. Nëse nuk gjendet një zgjidhje, për këto mjete ne do të duhet të përballemi në gjykatë dhe kjo kështu do të ndodhë”, theksoi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Pyetëm në Qytetin e Shkupit se a ka marrëveshje mes Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të transportit falas të studentëve dhe nëse mund ta bënin dokumentin të qasshëm për TV21, por nga atje nuk morëm përgjigje.
Përndryshe, propozimin e Qeverisë, nga Qyteti i Shkupit e konsideruan si sulm mbi qytetarët e Shkupit, për shkak se siç pohuan, Qeveria kërkoi që ta ndihmojë duke i shkurtuar mjetet e parapara për magjistralen “Hasan Prishtina”. Kjo u hodh poshtë nga Qeveria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Mot me diell, temperaturat deri në 12 gradë

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim”

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin