LAJMI I FUNDIT:

Borxhi gjerman prek ‘tavanin’, rritet në 2.1 trilionë euro në gjysmën e parë të vitit

Borxhi gjerman prek ‘tavanin’, rritet në 2.1 trilionë euro në gjysmën e parë të vitit

Shpenzimet gjigante të Gjermanisë për të mbrojtur ekonominë më të madhe të Evropës nga pandemia COVID-19, kanë çuar borxhin total në nivelet më të larta në historik.

Borxhi i qeverisë federale, shteteve rajonale, bashkive dhe fondeve të sigurisë sociale, u fry në 2.1 trilionë euro në gjysmën e parë të vitit.

Sipas zyrës Federale të Statistikave, kjo përbën një rritje me 11 për qind nga gjashtë muajt e mëparshëm dhe thyen rekordin që u arrit në gjysmën e dytë të 2012-së.


“Rritja ka ardhur kryesisht prej faktit se buxheti publik ka marrë hua fonde për të financuar masat e tejkalimit të krizës së pandemisë COVID-19″, deklaroi zyra e Statistikave.

Kabineti gjerman miratoi javën e kaluar projekt buxhetin e ministrit të Financave, Olaf Scholz për vitin e ardhshëm, që vlerëson borxh të ri neto prej 96.2 miliardë euro për të financuar masa të tjera për të trajtuar krizën e COVID-19.

Huamarrja shtesë shënon sasinë e dytë më të lartë të borxhit të ri neto që prej Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pasi Qeveria ka marrë hua rekord prej 218 miliardë euro këtë vit.

Scholz pritet të diskutojë projekt buxhetin 2021 me politikanët në Bundestag këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori