Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke thënë se Jadon Sancho do të lejohet të largohet nga klubi këtë verë, nëse ai e dëshiron këtë gjë. 

Sulmuesi anësor pëlqehet nga shumë klube duke nisur nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.


"Edhe para shpërthimit të pandemisë coronavirus, ne thamë se dëshira jonë ishte që ai të qëndrojë, por në fund ju duhet të pranoni edhe preferencën e lojtarit", ka thënë Watzke për Bild.

GettyImages 1207266158 Neymar e Jadon Sancho (Fotot: Alex Grimm/Getty Images)

Anësori ishte blerë nga klubi gjerman për vetëm 8 milionë euro, ndërsa tani shuma e tij llogaritet mbi 100 milionë euro.

A kishte ardhur si  zëvendësim për Ousmane Dembele, i cili u transferua te Barcelona për 105 milionë euro.

GettyImages 1187813445 Jadon Sancho . (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Deri tani ai ka 31 gola për ekipin e parë të Borussia Dortmund. /Telegrafi/

telegrafi sport app