Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re serbe të ndërmarrë me shpejtësi reformat urgjente të nevojshme për pranimin e Serbisë në BE. Ai ka thënë se BE nuk është në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat, kryediplomati evropian, ka shfaqur pritjet e tij për një angazhimin e plotë të Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE, si dhe në bashkëpunimin rajonal.
“BE është plotësisht i përkushtuar që të vazhdojë të mbështesë procesin e pranimit të Serbisë në BE, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së coronavirusit, duke përfshirë përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor në vjeshtë”, ka thënë Borrell, transmeton Telegrafi.
Borrell ka këmbëngulur që BE-ja duhet të luajë një rol vendimtar në dialog, sepse çështja e Serbisë dhe Kosovës është një problem që është në mjedisin e afërt të bllokut evropian.
“Nëse ne nuk mund ta zgjedhim çështjen (problemin) Kosovë-Serbi, që janë fqinj tanë dhe i takon kapaciteteve tona, atëherë ne nuk mund të pretendojmë që jemi faktor gjeopolitik. Ne nuk jemi në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, të paktën unë nuk jam në garë me ta. Nëse Amerika mund t’i bëjë dy palët bashkë, në Shtëpinë e Bardhë ose kudo, unë do të isha më shumë se i lumtur”, ka thënë Borrell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit