LAJMI I FUNDIT:

Borë në Maqedoni do të ketë për fundjavë

Borë në Maqedoni do të ketë për fundjavë

Sipas Drejtorisë për Punë Hidro-meteorologjike në Maqedoni në vendin tonë borë duhet të bjerë për fundjavë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nëpër qytete dhe vendbanime do të ketë rreshje shiu kurse nëpër male do të ketë borë me intensitet të dobët.

Cikloni që do t’a kaplojë Maqedoninë pas ditës së premte (17 nëntor) do të reflektohet nga cikloni që është duke lëvizur nga Italia dhe Kroacia. /Telegrafi/