LAJMI I FUNDIT:

Bora e madhe bllokon aeroportet dhe rrugët në Mbretërinë e Bashkuar, pamje të reshjeve të dendura

Bora e madhe bllokon aeroportet dhe rrugët në Mbretërinë e Bashkuar, pamje të reshjeve të dendura

Reshjet e dendura të borës në Britaninë e Madhe kanë bërë që aeroportet në Liverpool, Manchester dhe Leeds të mbyllin pistat e tyre.

Moti i keq pritet të vazhdojë deri të dielën me shërbimin e motit duke lëshuar një sërë paralajmërimesh.

Bëhet e ditur se të gjitha fluturimet për në aeroportin e Manchesterit janë devijuar diku tjetër, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Aeroporti John Lennon i Liverpoolit po përpiqet të pastrojë pistën, ndërsa aeroporti i Leeds Bradford po përballet gjithashtu me anulime dhe vonesa.

Raportohet se Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar tetë paralajmërime për motin, me dy prej tyre të cilat konsiderohen më serioze dhe paralajmërojnë rrezik të mundshëm për jetën.

Ka pasur paralajmërime për akull dhe borë, nga të cilat kjo e fundit pritet të vazhdojë të bjerë deri të dielën, ku parashikohet të grumbullohen deri në 40 cm borë në zonat më të prekura.

Ndryshe, shërbimi i motit i ka njoftuar qytetarët që të përgatiten për vonesa dhe anulime të trenave, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me rrugë në zonat e prekura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori