Juventusi mund të mbes pa Leonardo Bonuccin për ndeshjen e dytë të sezonit kundër Sampdorias, shkruajnë mediat italiane.   

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar italian luajti të gjitha 90 minutat e ndeshjes hapëse të sezonit të Bianconerëve kundër Sassuolos, së bashku me nënshkrimin e ri Gleison Bremer.


Bonucci është një lojtar me përvojë dhe i rëndësishëm në skuadrën e Massimiliano Allegrit, duke shfaqur aftësi kyçe drejtuese në fushë.

leonardo bonucci juventus 2022 2023 1660216927 89982

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Bonucci pësoi një tendosje pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Sassuolo javën e kaluar dhe tani ai rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Sampdoria.

Nëse ai përjashtohet për ndeshjen, ai do t'i bashkohet listës së lojtarëve të lënduar, ku përfshihen edhe Paul Pogba dhe Angel Di Maria.

j 1

Allegri mund të detyrohet të vendosë Federico Gatti ose Daniele Rugani së bashku me Bremer për ndeshjen e radhës në mbrojtje.

Bonucci humbi 11 ndeshje për shkak të lëndimit sezonin e kaluar./Telegrafi/

telegrafi sport app