LAJMI I FUNDIT:

BONEVET publikon kampanjën “Bashkojuni luftës” – nevojitet të prodhohen 10,000 mburoja të fytyrës për institucionet e Kosovës!

BONEVET publikon kampanjën “Bashkojuni luftës” – nevojitet të prodhohen 10,000 mburoja të fytyrës për institucionet e Kosovës!

Fondacioni BONEVET sot ka publikuar kampanjën “Bashkojuni luftës” për sigurimin e mjeteve financiare që të shtohet kapaciteti prodhues i mburojave të fytyrës për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë vija e parë e luftës kundër COVID-19.

Duke marrë parasysh se me vazhdimin e përhapjes së coronavirusit, një prej problemeve në luftimin e saj është edhe mungesa e pajisjeve të mjaftueshme mbrojtëse për profesionistët shëndetësorë dhe punonjësit tjerë të cilët janë në vijë të frontit duke e rrezikuar veten për t’i trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19.

Kështu, BONEVET ka filluar prodhimin e mburojave të fytyrës për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë. Vetëm gjatë dy javëve të kaluara, BONEVET i ka prodhuar dhe dhuruar 1,000 mburoja të tilla.


Por, ndonëse institucionet mjekësore në Kosovë vlerësojnë se kërkesa aktuale për mburoja të fytyrës është rreth 10,000 njësi, fatkeqësisht BONEVET ka vetëm 26 printerë 3D dhe kapaciteti i prodhimit momental është 700 mburoja të fytyrës për javë.

Madje, shifra prej 10,000 njësive rritet nëse konsiderohen edhe nevojat e policisë, administratës publike, sektorit privat, etj. Me kapacitetin momental të BONEVET, nevojiten 16 JAVË për t’i prodhuar 10,000 mburoja të fytyrës.

Kjo periudhë kohore është shumë e gjatë dhe duhet të shkurtohet në 8 javë në mënyrë që të mbulohet nevoja emergjente për mburoja.

Pasi që kapaciteti i prodhimit duhet të dyfishohet, BONEVET ka nevojë t’i sigurojë edhe 43 printerë të ri 3D. Prandaj kanë lansuar kampanjën “Bashkoju luftës”, ku të gjithë mund të dhurojnë para në mënyrë që të sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i blerë printerët dhe për t’i dalë në ndihmë Kosovës!

Për të kontribuar, vizitojeni kampanjën duke klikuar KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori