Revista serbe, Nedeljnik, mbrëmë vonë e ka tërhequr artikullin e saj në të cilin thuhej se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kërkuar falje për rolin e Shteteve të Bashkuara në bombardimet e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.
Kjo javore beogradase tha se me gjasë ishte mashtruar me publikimin e intervistës – tashmë të diskredituar – me një zyrtar të fushatës së zotit Trump, në të cilën, po ashtu, pretendohej se Trump kishte shprehur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse zgjidhet president.
Bombardimi i NATO-s kundër Jugosllavisë e ndali liderin e atëhershëm, Sllobodan Millosheviq, dhe ka çuar në përfundim të Luftës në Kosovë.
Në këtë periudhë, president i Shteteve të Bashkuara ishte Bill Clinton, bashkëshort iHillary Clintonit, që është rivale demokrate e Donald Trumpit, në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor.
Nga fushata e sulmeve ajrore të NATO-s janë vrarë qindra civilë, por, po ashtu, është ndalur spastrimi etnik në Kosovë.
Nëpërmjet një deklarate, fushata e Trumpit tha se intervista ishte “gënjeshtër”.
Këtë mundësi e ka pranuar edhe revista Nedeljnik, pasi ekipi i zotit Trump e ka kundërshtuar këtë artikull senzacional, i cili ishte transmetuar gjerësisht në mediat amerikane, që raportojnë për fushatën presidenciale.
“Zoti Trump asnjëherë nuk ka dhënë intervistë për javoren serbe, Nedeljnik, ashtu siç në mënyrë të falsifikuar është raportuar nga Newsweek i diskredituar, e as që një intervistë e tillë është udhëhequr online nëpërmjet Drejtoreshës shtetërore të Indianës”, ka thënë Jason Miller, këshilltar i lartë i Trumpit për komunikime.
“Kjo ishte një gënjeshtër dhe ne presim të marrim tërhqje formale dhe kërkim falje nga të gjithë të involvuarit”, tha zoti Miller.
Brenda disa orëve, javorja Nedeljnik, në editorialin në ballinën e saj, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar dhe e ka tërhequr artikullin.
Revista ka pranuar se “intervista” e supozuar ishte kryer nëpërmjet emailit, me ndërmjetësim, dhe nuk ka kaluar nëpër kontrolle, për tu siguruar në legjitimitetin e përgjigjeve nga fushata e Trumpit, për të cilat kishte besuar se i ka marrë në bazë të pyetjeve të dërguara me email.
Javorja serbe tha se i kishte dërguar pyetjet me email te një aktor serbo-amerikan, me emrin, Vlladimir Rajiq, i cili jeton në Çikago, që kishte thënë se ka ndihmuar me këshilla në fushatën Trump.
Disa javë pasi i kishte dërguar pyetjet, Marko Preleviq, kryeredaktor i javores Nedeljnik, tha se i kishte marrë përgjigjet me email, që supozoheshin se ishin nga zonja Jaworowski, që është menaxhere e fushatës së Donald Trumpit në shtetin Indiana.
Suzanne Ryder Jaworowski tha mbrëmë vonë se ajo nuk ka marrë pjesë në intervistën me email.
“Lidhur me artikullin për intervistën në media me politikanin serb dhe zotin Trump, nëpërmjet emailit tim, kjo është e tëra e falsifikuar”, tha Jaworowski dhe ka shtuar se “kurrë nuk ka shërbyer si ndërmjetësuese për intervistë me zotin Trump nga askush”.
Revista Nedeljnik ka pranuar se ka mund të jetë mashtruar nga personi Rajçiq, i cili pretendohet se ka ndërmjetësuar për intervistë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protesta në Gjermani kundër politikës më të rreptë të migracionit të mbështetur nga e djathta ekstreme
Aeroplani u copëtua ndërsa helikopteri mbeti kryesisht i paprekur – eksperti britanik thotë se vështirë të ketë të mbijetuar
Situatë që duhet të ishte parandaluar – thotë Trump, për përplasjen e aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington
Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale