Interi ka marrë një fitore të madhe, por shumë të vështirë me rezultat 2-1 në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar me fitore në kampionat dhe me tri pikë te reja nga Bologna kanë arritur të kthejnë pozitën e parë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Soriano (59') për vendasit, ndërsa Romelu Lukaku (75', 90+) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmues belg, Lukaku, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Gary Medel që u notua me 5.8.

Bologna: Inter: /Telegrafi/

telegrafi sport app