Përbërësit:
▪ 400 gramë mish i bluar viçi
▪ 1 kokë qepë
▪ 1 spec
▪ 2 lugë gjelle pure domatesh
▪ 200 gramë djathë i ri
▪ 1 vezë
▪ 300 gramë petë të holla për pite
▪ 1 decilitër vaj, rigon, piper i zi
▪ erëza të përziera
Përgatitja:
1. Qepa e speci pastrohen dhe priten në kube, djathi i ri shtypet.
2. Në pak vaj kaurdisen qepa e speci, sa të zbuten, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës, derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterë lëngu i tepërt.
3. Shtohen pureja e domateve, rigoni, erëza sipas shijes, kripë e piper i zi dhe të gjitha përzihen e lihen për t’u ftohur.
4. Në mbushjen e ftohur shtohet djathi i ri dhe përzihet.
5. Petët për pite priten në atë mënyrë që nga një petë të fitohen katër katrorë.
6. Spërkaten me vaj nga katër petë për pite dhe palosen njëra mbi tjetrën, ashtu që të mos preken në skaje. Në mes të petës vendoset një lugë gjelle mbushje e përgatitur, mblidhet me majë dhe përforcohet me pe kuzhine. Në të njëjtën mënyrë përgatiten bohçe të tjera nga materiali i mbetur.
7. Në tavë shtrohet letër për pjekje, renditen aty bohçet e përgatitura dhe lyhen me vezë të tundur. Piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.
Këshillë shtesë: Nëse majat e petëve piqen para kohe, bohçet mbulohen me letër alumini dhe vazhdohet me pjekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Receta e Jamie Oliverit për qebapë dhe ajvar

Galetë milionerësh

Si të bëni Nutella në shtëpi: Është dy herë më e lirë se ajo e blerë dhe ju merrni më shumë sasi
Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Lakra pa mish: Drekë e shkëlqyeshme plot vitamina!

Bukë më të mirë kurrë nuk e keni ngrënë: Pogaçja portugeze me miell misri dhe me mjaltë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë