BMW ka prezantuar modelet Edition ColorVision Serie 1 hatchback dhe Serie 2 Gran Coupe.

Modeli Edition ColorVision përfshinë një ekskluzivitet si nga ana vizuele ashtu dhe nga ajo e dizajnit, transmeton Telegrafi.


Modelet e lartpërmendura janë të disponueshme në treg në tetë ngjyra të ndryshme, e ata që kanë xhepat më të thellë kanë në dispozicion edhe ngjyra tjera.

Në brendësi janë ulëset e M Sport të veshura me lëkurë të dyngjyrëshe Dakota. Ndërsa sa i përket instrument tabelës, pothuajse ka mbetur e pandryshuar nga modelet e kaluara.

Shitja e tyre pritet të fillojë në korrik, ndërsa çmimi dhe detajet e tjera se në cilat kontinente do të jenë të disponueshme për blerësit potencial, akoma nuk janë zbuluar. /Telegrafi/

1 155

2 54

3 42

4 34

5 27

6 18

7 15

8 17

9 18

10 13

11 17

rsz d95a3292 edit

12 12