Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë ka bllokuar fonde dhe prona me vlerë mbi 30 miliardë dollarë të oligarkëve rusë.
Përveç sekuestrimit të jahteve dhe shtëpive luksoze, grupi i punës, i njohur si Elitat Ruse, Mbështetësit dhe Oligarkët (REPO), tha se ka ngrirë rreth 300 miliardë dollarë pasuri të Bankës Qendrore të Rusisë. Ukraina po i kërkon fondet e ngrira për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga lufta.
“Puna e REPO-s nuk ka përfunduar ende.Në muajt e ardhshëm, anëtarët e REPO do të vazhdojnë të gjurmojnë pasuritë e sanksionuara nga Rusia dhe nuk do të lejojnë rusët e sanksionuar që të minojnë masat grupit REPO”, thuhet në deklaratë e grupit.
Grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u krijua më 17 mars me qëllim të konfiskimit të pasurive të individëve dhe subjekteve ruse që janë sanksionuar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Përveç Shteteve të Bashkuara, anëtarë të këtij grupi janë edhe Australia, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Komisioni Evropian.
Që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj qindra subjekteve dhe individëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Në lëvizjen e fundit të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër 70 subjekteve ruse, shumë prej të cilave konsiderohen kritike për aftësitë mbrojtëse të Rusisë dhe 29 individëve rusë.
Si pjesë e fushatës së presionit amerikan ndaj Rusisë, Departamenti amerikan i Drejtësisë krijoi grupin e punës “KleptoCapture” në mars. Duke punuar me partnerë të huaj, grupi i punës ka sekuestruar pasuri në pronësi të oligarkëve rusë me vlerë qindra miliona dollarë.
Në prill, autoritetet spanjolle, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, sekuestruan një super jaht në pronësi të miliarderit rus Viktor Vekselberg.
Në maj, autoritetet e Fixhit bllokuan një jaht me vlerë prej 300 milionë dollarësh në pronësi të një oligarku tjetër të sanksionuar, Suleiman Kerimov. Jahti luksoz “Amadea”, 106 metra i gjatë, mbërriti në Gjirin e San Diegos të hënën, tha Departamenti i Drejtësisë.
Zyrtarët ukrainas thonë se duan të marrin pasuritë e ngrira ruse, duke përfshirë qindra miliarda dollarë në rezervat e Bankës Qendrore Ruse, për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kostoja e rindërtimit të ekonomisë dhe infrastrukturës së vendit të tij mund të shkojë deri në 600 miliardë dollarë.
Disa vende evropiane kanë mbështetur kërkesën e Ukrainës, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar Kongresit autoritet për të transferuar në Ukrainë disa nga të ardhurat nga konfiskimi i pasurive të oligarkëve. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker