Blleki publikon këngën e re "Mafi"

Edhe një këngë i është shtuar listës së gjatë të projekteve që janë sjell gjatë këtij sezoni veror.
Fjala është për një projekt nga reperi gjilanas, Flamur Rukovci i njohur si Blleki, i cili ka publikuar këngën e re.
"Mafi" mban titullin kjo këngë, e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për 'beatin' është përkujdesur Erion Dragidella - Erno.
Ndërkohë që për masterizimin dhe miksimin u kujdes Kushtrim Berisha K-Master.

Kjo video i është besuar Dardan dhe e tëra është prodhim i "PINT", me të cilët Blleki punon tash e një kohë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































