"Thug Life" e kanë titulluar këngën e tyre më të re Blleki, Mc Kresha dhe Luar, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.

Për shkrimin e tekstit janë angazhuar vet artistët, ndërsa muzikën e ka bërë Kushtrim Berisha (K-Master).


Edhe incizimi është bërë nga K-Master, derisa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Pressplay.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Pinkmoon, gjegjësisht Berat Hasani, që e kanë xhiruar klipin.

Kënga është ritmike dhe e interpretuar mirë, ashtu që pritet të pëlqehet nga fansat e këngëtarëve. /Telegrafi/