LAJMI I FUNDIT:

‘Blindohet’ Londra, pritet një tjetër sulm terrorist

‘Blindohet’ Londra, pritet një tjetër sulm terrorist

SIS pa asnjë mëdyshje mori përgjegjësinë e sulmit terrorist të djeshëm në metronë e Londrës, ku mbetën të plagosur 29 persona. Kjo sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia propagandas të Shtetit Islamik, “Amaq”.

Aktualisht sipas të gjitha mediave vendase, niveli i alarmit në Britani është maksimal, pasi siç deklaroi kryeministrja Teresa May shërbimet sekrete britanike kanë të dhëna se mund të ketë një tjetër sulm të afërt, ndoshta edhe në përmasa më të mëdha.

Ajo paralajmëroi se qytetarët në ditët në vijim do të shohin një numër më të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosur nëpër rrugët e vendit.


Kryebashkiaku i Londrës, Sadiku Khan, në intervistën e tij radiofonike në LBC, tha se policia po vazhdon hetimet për të gjetur dhe arrestuar autorët e sulmit. Policia, nga ana e saj, ka deklaruar përmes një komunikate për media se njësia anti-terroriste kreu një “hetim të shpejtë për të identifikuar ata që janë përgjegjës”, por shtoi se për momentin nuk ka bërë “asnjë arrestim”.

Një rrjet televiziv zbuloi se autoritetet kanë identifikuar një nga të dyshuarit e sulmit nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së metrosë. Nga ana tjetër presidenti i SHBA Donald Trump shprehu mbështetjen për qeverinë britanike. Në një bisedë telefonike me kryeministren May ai “premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Britaninë për të parandaluar sulmet që synojnë qytetarët e pafajshëm”.

Në trend Botë

Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Evropa
Kalo në kategori