LAJMI I FUNDIT:

‘Blick’ u tregon zviceranëve kush është Adem Jashari pas momentit të Xhakës me fanellën e bashkëlojtarit të tij

‘Blick’ u tregon zviceranëve kush është Adem Jashari pas momentit të Xhakës me fanellën e bashkëlojtarit të tij

Pas fitores spektakolare të Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 të premten, momenti pas ndeshjes i Granit Xhakës, kur mori dhe veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari, u përfol shumë, gjë që serbët e morën si provokim.

Zvicra festoi në terrenin e Stadiumit 974 në Doha, ku Granit Xhaka ishte në qendër të festimeve. Kapiteni dhe drejtuesi i skuadrës bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, shkruan ‘Blick’.

I zgjedhur lojtari i ndeshjes, mesfushori i Arsenalit bëri që Zvicra të rifitonte stabilitetin pas një pjese të parë konfuze.


Granit Xhaka ka festuar me tifozët zviceranë që ishin në stadium pas fishkëllimës së fundit, duke e  veshur me fanellën e bashkëlojtarit të tij, Ardon Jasharit që mbante numrin 26.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Adem Jashari, hero në Kosovë

Teksa opinioni në Serbi shpërtheu në reagime dhe kërkoi edhe dënimin e Granit Xhakës pasi mbiemri ishte i njëjtë me atë të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Blick shkuan se Adem Jashari është bashkëthemelues i UÇK dhe një nga protagonistët e luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, mban emrin e Adem Jasharit.

Babai i Xhakës u torturua në burg

Tutje shkuan se familja e Xhaka ka vuajtur nga Serbia, pasi babai i tij, Ragipi, u arrestua në vitet e 80-të në Jugosllavinë e atëhershme gjatë një demonstrate. Arsyeja e dhënë: rebelim kundër shtetit.

Ai burgoset dhe torturohet çdo ditë për gjashtë muaj. Kur u lirua, ai u arratis në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992.

Xhaka: Nuk ka motive të fshehta politike

I pyetur për fanellën e tij me emër të Jasharit, Granit Xhaka foli dhe dha arsyen e tij.

“Nuk ka absolutisht asnjë mendim politik pas kësaj. Ardoni [Jashari] është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse në të njëjtën fazë me të dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I premtova se nëse shënoja gol ose fitonim, do t’i veshja fanellën”, ka thënë Xhaka.

Tutje në fund të këtij shkrimi thuhet se ende nuk ka asnjë reagim nga FIFA në lidhje me Granit Xhakën, i cili gjatë ndeshjes pati edhe një moment me bankën rezervë të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Gjiganti italian po bën përpjekje për transferimin e Casemiros

Gjiganti italian po bën përpjekje për transferimin e Casemiros

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Ancelotti për ndërhyrjen ndaj Mbappes: Vendim i pashpjegueshëm nga gjyqtari dhe VAR-i

Ancelotti për ndërhyrjen ndaj Mbappes: Vendim i pashpjegueshëm nga gjyqtari dhe VAR-i

La Liga
Jo vetëm Rashfordin, Aston Villa siguron edhe sulmuesin e PSG-së

Jo vetëm Rashfordin, Aston Villa siguron edhe sulmuesin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori