Bleu shtëpinë pranë ish-gruas dhe ndërtoi një statujë me gishtin e mesëm

Statuja e lartë tri metra e gjysmë që ka kushtuar 5.000 euro, është e kthyer kah shtëpia e ish-gruas, Lea Tuohy, e cila secilën herë që shikon në dritare mund ta shohë atë.
Ngjarja arriti në media kur Lea filloi të shkruante në Twitter rreth këtij problemi dhe publikoi fotografi të statujës, ndërsa ish-burrin e saj e përshkruante si psikopat.
Nga ana tjetër, Markovitz është një legjendë lokale, pasi është pronar i tre klubeve striptizi në Detroit, ndërsa në shtëpinë ku gjendet statuja banon me vajzën e tij 17-vjeçare, Tiffany.
Sipas Deadline Detroit, 59-vjeçari vazhdon të mbajë mëri ndaj ish-gruas, për shkak të një afere që ajo ka pasur gjatë kohës sa ishin bashkë me një mashkull që ai njihte. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































