Me këngën “1000 pranvera”, të punuar me tekst të Aida Barakut, me muzikë të Armend Rexhepagiqit e Darko Dimitrovit, Blertina ishte pjesëmarrëse në “Top Fest 6” ku arriti të nominohej në kategorinë e këngës më të mirë.

“Kur të punosh me njerëz të suksesshëm, natyrisht se edhe suksesi yt nuk do të mungojë. Unë kam punuar për të arritur sukses. Tani jam duke punuar edhe një këngë të re me të cilën shpresoj të marr pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’”, është shprehur Blertina për të përditshmen “Zëri”.

Klipi i këngës “1000 pranvera”: