Aktorja, e martuar me publicistin e njohur kosovar Veton Surroi, ka disa muaj që qëndron në shtëpinë bregdetare të familjes në Qerret, dhe thotë se është duke shijuar në maksimum këtë kohë familjare.

“E kemi ndarë vitin në gjysmë, që nga muaji maj jemi në det këtu në Qerret dhe po shijoj rritjen e djemve me mjaft kënaqësi. U kënaqa me dy djemtë e mi të cilët tashmë ma kanë ndryshuar edhe jetën”.

“Gjatë këtyre dy viteve kam ndërpre aktivitetet në aktrim dhe i jam përkushtuar tërësisht familjes. Çdo aktor ka nevojë për pak pauzë në mënyrë që të mund të reflektoj, për t’i parë gjërat ndryshe. Unë këtë periudhë po e shfrytëzoj për mrekulli. Të qenit nënë veç sa të bënë më të plotësuar, me ndjeshmëri më të madhe”, ka thënë ajo gjatë një prononcimi për “Zëri”./Telegrafi/