Këngëtari shqiptar, Blero Muharremi, do të publikojë bashkëpunimin e tij të ri me Danin këtë të dielë.

Projekti titullohet “154” dhe është një baladë.


Edhe nga pamjet e klipit të punuar nga Asha në regji të Alban Zogianit shihet se ky pritet të jetë një videoklip i jashtëzakonshëm dhe tipik për një baladë, shkruan Telegrafi.

Ndryshe këngëtari kohë më parë konfirmoi këngën me Danin, e cila përfundimisht lansohet të dielën në RTV21 si premierë. /Telegrafi/