Blerim Reka tregon arsyet për kandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale

Profesori universitar Blerim Reka, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale, por i pavarur.
Ai thotë se për vendimin e tij që të kandidojë ka pasur disa arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E para: vetëm me kandidat maqedonas, pa asnjë shqiptar, kjo shoqëri multietnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”,(sic) ka shkruar Reka në Facebook.
Më herët nga Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se do të mbështesin Blerim Rekën në zgjedhjet presidenciale, ndërsa Reka pritet të mbështetet edhe nga partia tjetër opozitare shqiptare Lëvizja Besa.
Reka është pro-rektor në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa nga viti 2006 deri 2010 ka qenë ambasador i Maqedonisë në BE.
Ndryshe, përveç garës së përbashkët të opozitës shqiptare, me një kandidat do të garojnë edhe partitë në pushtet BDI dhe LSDM, të cilat nesër pritet ta publikojnë emrin e kandidatit të tyre për president të shtetit.
Ndërsa partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska, e cila mori mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë në kongresin që u mbajt para disa ditëve.
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi