Ledri Vula dhe Noizy tashmë nuk janë armiq dhe i kanë lënë pas konfliktet e të kaluarës.

Dy reperët shqiptarë konfirmuan se nuk ka kurrfarë përçarjeje ndërmjet tyre duke realizuar edhe bashkëpunimin e shumëpritur.


"Dje & Sot" është bashkëpunimi i parë ndërmjet tyre që u publikua më 22 nëntor dhe tash numëron mbi 8.6 shikime në YouTube.

Ndërkaq, për pajtimin e Ledrit dhe Noizyt ka pasur spekulime të ndryshme se kush mund të kishte ndërhyrë për t'i pajtuar reperët që dikur ishin në hasmëri.

Emri i Blerim Destanit ishte ndër më të përfolurit që të ketë ndikuar në këtë pajtim.

ledrinoizy1 1 (Foto: Instagram/BlerimDestani)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Xing me Ermalin, nikoqiri Ermal Mamaqi e ka pyetur aktorin nga Tetova se a ishte ai personi që i pajtoi dy reperët më në zë të skenës shqiptare.

"Noizyn dhe Ledrin? Jo, more, ata i ka pajtuar muzika, jo Blerimi!", ishin fjalët e Destanit.

"Edhe Ledrin, edhe Noizyn i kam shokë, i kam miq. U gëzova shumë kur dëgjova që do të bëjnë këngë bashkë", ka theksuar ai më tej. /Telegrafi/