LAJMI I FUNDIT:

Blerësit e automjeteve më shumë duan veçori të sigurisë, jo vetë-drejtim – thotë një studim i ri

Blerësit e automjeteve më shumë duan veçori të sigurisë, jo vetë-drejtim – thotë një studim i ri

Prodhuesit e automjeteve duan të na tregojnë për veçoritë tepër të sofistikuara të vozitjes autonome të makinave të tyre të reja.

Megjithatë, një studim i ri sugjeron se teknologjia e vetëdrejtimit është shumë poshtë listës së prioriteteve të konsumatorëve kur blejnë një makinë të re, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, pothuajse çdo markë e madhe tani ofron makinat e tyre me të paktën një sistem drejtimi autonom që i mundëson makinës të bëjë një pjesë të drejtimit.


Por konsumatorët modernë janë shumë më të interesuar për veçoritë teknologjike të sistemeve të avancuara të ndihmës së shoferit (ADAS), si zbulimi i “pikave të verbra”, një kamerë rezervë, paralajmërimi i përplasjes përpara dhe frenimi automatik emergjent me zbulimin e këmbësorëve dhe çiklistëve.

Siç bëhet e ditur, këto katër veçori u vlerësuan si më të dëshirueshmet në një anketë të konsumatorit të S&P Global Mobility të vitit 2023. /Telegrafi/