Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, javë më parë solli baladën e re “I Don’t Need Your Love”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat, teksa përveçse bukur në interpretim, ajo erdhi mjaft atraktive edhe në klip.


Qereti është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese.

Imazhi në fjalë është i shkëputur nga xhirimet e klipit të fundit, në një nga skenat më 'të nxehta', ku shfaqet krah dy modelëve meshkuj.

Ajo vë në pah linjat atraktive, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Bleona ka potencuar javë më parë në emisionin "Zonë e Lirë", se ka nisur punimet edhe për një libër që pasqyron karrierën e saj. /Telegrafi/