Agim Elshani, kryesues i Asamblesë së Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk ka pranuar të komentojë incidentin ku ishte i përfshirë Gani Thaçi, vëllau i presidentit Hashim Thaçi, i cili është drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Kur është pyetur Elshani nga Kallxo.com, nëse do të inicojë suspendimin e Gani Thaçit nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, ai ka thënë se me këtë punë duhet të merret zyra ligjore.
“S’di çka me iu thonë. Unë jam jashtë krejt. Unë nuk di, duhet me i kqyrë, se nuk bohen ato qysh po thu ti, ato punë janë të zyrës ligjore edhe ata i dinë ato punë. Kështu për momentin nuk po thom kurgjo ma shumë”, ka thënë Elshani për Kallxo.com.
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës e ka konfirmuar një incident i cili ka ndodhur rreth mesditës në Prishtinë në të cilin, siç kanë raportuar mediat, ka qenë i përfshirë Gani Thaçi, vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se policia ka marrë një informacion për një përleshje fizike mes tre personave.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha zëdhënësja e Policisë.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë e konfirmoi gjithashtu se vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka qenë i përfshirë në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, konfirmoi për KALLXO.com se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij janë duke u hetuar si i dyshuar për këtë incident.
“Të dyshuarit janë Gani Thaçi dhe shoferi i tij. I dëmtuar është z. Blerim Pushkolli. Rasti është inicuar si sulm. Ende nuk është marrë vendim për paraburgim”, tha Berisha për KALLXO.com.
Vëllai i Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, është liruar në procedurë të rregullt nga Policia.
Sipas burimeve të KALLXO.com, Thaçi është intervistuar dhe më pas është liruar.
Gani Thaçi është intervistuar nën cilësinë e të dyshuarit, pasi ishte përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në Byronë Kosovare të Sigurimeve ku edhe punon Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar rreth incidentit ku ishte i përfshirë vëllai i tij, Gani Thaçi.
Ai tha se është njoftuar për përfshirjen e vëllait të tij në një “përleshje sporadike fizike”.
Thaçi tha se asnjëherë nuk do ta arsyetojë asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky.
“Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin”, ka theksuar presidenti. /Kalxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit