Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OAK), ka organizuar punëtori mbi pronësinë intelektuale në Kosovë dhe Bashkim Evropian ku bizneset prezente u njoftuan mbi zhvillimet më të reja në këtë fushë si dhe progresin e arritur në zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Kjo punëtori u organizua në kuadër të një projekti që financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Kujtesa Nezaj-Shehu, Konsulente, mbajti një prezantim mbi të drejtën e pronësisë intelektuale ku u sqaruan llojet e pronësisë inteletkuale, mekanizmat ekzistues në këtë fushë si dhe obligimet e Kosovës që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Ajo po ashtu sqaroi se legjislacioni në masë të madhe është i harmonizuar me direktivat e BE, mirëpo duhet të bëhen përmirësime ende në zbatim të këtij legjislacioni.
Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe Drejtat e Përafërta, Valon Kashtanjeva, sqaroi rolin e zyrës që ai drejton, duke shtuar se bizneset ende nuk janë informuara sa duhet mbi rëndësinë e kësaj fushe. Ai sqaroi në detaje llojet e veprave që hyjnë në kuadër të drejtës së autorit. Në fund ai shtoi se për dalim nga pronësia industriale, veprat që hyjnë në këtë kategori nuk kanë nevojë për regjistrim pasi që mbrojtja ofrohet që nga krijimi i veprës.
Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale, Nezir Gashi, përmendi sfidat që agjencia ka pasur në këtë drejtim, duke potencuar nevojën e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe financiare të agjencisë. Ai po ashtu njoftoi të pranishmit se vetëdijësimi i bizneseve mbi pronësinë intelektuale si dhe zbatimi i saj duhet të jetë ndër prioritetet e institucioneve në mënyrë që të arrihet implementimi dhe zbatimi i obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë