Bizneset në qendër të Klinës po përballen me sfida serioze për shkak të bllokimit të hyrjeve, pas punimeve për rregullimin e ndriçimit publik.

Për më shumë se një javë, kjo situatë ka krijuar shqetësime për pronarët e bizneseve dhe klientët e tyre, duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të zonës.


Klinnnaaa Screenshot

Punimet, të cilat janë pjesë e një projekti për përmirësimin e ndriçimit, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Pronarët e bizneseve kanë bërë thirrje për përshpejtimin e procesit dhe për një menaxhim më të mirë të situatës, duke kërkuar minimizimin e ndikimit negativ.

klina biyneset 1 1 Screenshot

“Vend se me ardhë ditën e diele për t’i rregulluar, bllokon rrugën, bllokon bizneset, i ka penguar të gjithë qytetarët, e ka bë si me qenë shtëpia e tyre krejt”,  dëgjohet të thotë një qytetar në një video të publikuar nga vendi i ngjarjes.

Videoja e publikuar në Klina.Info shfaq gjendjen e rënduar, duke theksuar shqetësimet e banorëve dhe nevojën për një ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet lokale. /Telegrafi/