Presionet ndërkombëtare për largimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për komunitetin e biznesit konsiderohet e papranueshme.
Përfaqësues të biznesit kanë thënë se largimi i taksës e vë në pikëpyetje zhvillimin ekonomik të vendit dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet t’i bëjë favor Serbisë.
Kryetari i Aleancës Kosovarë të Biznesit, Agim Shahini, tha për Telegrafin se nëse do të ketë tërheqje të taksës, sipas tij, do ta vë në pikëpyetje zhvillimin ekonomik të vendit.
“Tentativat për heqjen e taksës që vijnë nga faktori vendor dhe ai ndërkombëtar janë dy arsye: njëra është se diplomacia serbe është shumë aktive kurse e jona është shumë pasive dhe tjetra është se tregtarët, importueset dhe eksportuesit nga Serbia kanë bashkuar forcat për të lobuar edhe më shumë për heqjen e kësaj takse. Kjo vë në pikëpyetje edhe zhvillimin e vendit nëse kjo do të hiqet, sidomos për prodhuesit vendor”, tha Shahini.
Ai tregon se efektet e taksës kanë ngritur ekonominë e vendit në nivele më të larta.
“Efektet e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë ngritur ekonominë e vendit në nivele më të larta, sidomos të sektorit prodhues. Ka prodhues të vendit që kanë ngritur kapacitetet e veta në 50 deri në 100 për qind, kjo ka pasur efekt pozitiv”, tha për Telegrafin, Agim Shahini.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, tha për Telegrafin se kërkesa e Kryeministrit Haradinaj për reciprocitet është legjitime.
“Kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj që heqja e taksës të bëhet së bashku me njohjen reciproke është kërkesë legjitime dhe do të duhej që bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë favor në këtë rast vetëm Serbisë. Para se t’i kërkohet Kosovës një gjë e tillë, duhet të respektohen produktet e Kosovës ashtu siç janë trajtuar produktet serbe dhe të njihen dokumentacionet të cilat ne i njohim, ndërsa Serbia nuk i njeh”, tha Krasniqi.
Ai tha se qytetarët janë vetëdijesuar që të blejnë produkte vendore.
“Efektet e taksës janë pozitive dhe realiteti është rritja ekonomike, biznesi është i kënaqur por qytetari është vetëdijesuar që të blej sa më shumë të produkteve vendore”, tha për Telegrafin, Krasniqi.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Panxha, tha për Telegrafin se largimi i taksë pa ndryshimin e qasjes të Serbisë, ndaj produkteve kosovare do të jetë humbje për vendin.
“Largimi i taksës, në qoftë se nuk ndryshon qasja e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ndaj ekonomisë së Kosovës atëherë do të jetë humbje, në qoftë se ndryshon qasja dhe fillojnë të sillen në formë konstruktive për sa i përket tregtisë, atëherë ne shohim që në periudhë afatgjate ekonomia e Kosovës duhet të jetë e hapur për tregti”, tha Panxha.
Ai shpjegoi se taksa duhet të qëndroj edhe më gjatë në mënyrë që të ketë efekt të prodhuesit.
“Në fillim e kemi ditur se vendosja e taksës do të jetë një masë e përkohshme ndaj shtetit të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Kjo e ka arritur deri diku efektin në aspektin ekonomik, por duhet edhe një periudhë të jetë prezent kjo taksë në mënyrë që për prodhuesit vendor të forcohen edhe më shumë. Taksa ka qenë e mirëseardhur, të gjithë indikatorët kanë pasur rritje, ka rritje të prodhimit të brendshëm, ka rritje të punësimit, ka rritje të prezencës vendore në pikat e shitjes me pakicë, do të thotë që në përgjithësi efekti është pozitiv”, tha për Telegrafin, Panxha.
Ndryshe, dallimet për heqjen e taksës ose jo janë shpërfaqur edhe te udhëheqësit e koalicionit qeverisës. Kryeministri Ramush Haradinaj është për vazhdim të taksës deri në njohje nga Serbia, ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është për pezullim të taksës për 120 ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-25-780x439.jpg)
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2a794aa8-7929-42f3-878f-3ec404809549-780x439.jpg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DSC_0178-1130x635px-780x439.jpg)
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame