LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kërkojnë hapjen e Zonës së Gjelbër kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi

Bizneset kërkojnë hapjen e Zonës së Gjelbër kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi
Foto: Ken Space (Pamje nga shtegu Peaks of the Balkans që kalon në Zonën e Gjelbër të kufirit)

Bizneset kosovare të turizmit të aventurës kanë kërkuar që autoritetet të hapin zonën e gjelbër të kufirit me Shqipërinë dhe Malin e zi që nënkupton mundësinë e kalimit të kufirit gjatë turave të bjeshkatarisë në mes të këtyre tri shteteve.

Në një forum të mbështetur nga fondet e Qeverisë Zvicerane përmes OJQ-së Swisscontact dhe Odës Ekonomike të Kosovës profesionistë të turizmit u mblodhën të diskutojnë turizmin dhe ndikimin e COVID-19 në këtë biznes, në zyrat e Odës Ekonomike të Kosovës.

Virtyt Gacaferri, drejtues i Balkan Natural Adventure në takim tha se nga autoritetet presin “hapjen e zonës së gjelbër me Shqipërinë e Malin e Zi, botimin e informacioneve rreth rregullave të COVID-19 në shqip dhe anglisht nga vendimmarrësit dhe vazhdimin e subvencionimit të pagave deri në stabilizim të situatës”.


Këto kërkesa u përsëritën edhe nga kompani të tjera. Gjithashtu u nxit edhe Oda Ekonomike që të mos humb kohë në përpilime të raporteve të gjata por kërkesat të adresohen sa më shpejtë, drejtpërdrejtë  dhe në medie sociale.

Në Kosovë operojnë mbi 10 tur operatorë të cilët së bashku realizojnë̈ miliona euro eksport, duke shitur pako të bjeshkatarisë për turistë të huaj. Shumica e këtyre paketave janë rajonale dhe përfshijnë kalimin e kufirit në këmbë.

Mali i Zi dhe Shqipëria tashmë kanë hapur zonën e gjelbër dhe mosaktiviteti i Ministrisë̈ së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë do të lë Kosovën prapa në këtë përpjekje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori