Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, është tërhequr nga deklarata e tij dhënë ditë më parë për rritjen e punësimit gjatë kohës së pandemisë.
Në mbledhjen e qeverisë ku po raportohet 100-ditshin e punës, Bislimi theksoi se është keqkuptuar, derisa tha se nuk ka deklaruar që janë krijuar vende të punës, mirëpo janë formalizuar mbi 12 mijë vende të reja të punës me masën e Pakos Emergjente Fiskale.
“Ajo që më bën më së shumti të gëzuar gjatë implementimit të pakos emergjente fiskale, është ndikimi i saj në formalizmin e ekonomisë. Kemi mbi 12 mijë vende të reja të punës së formalizuar në këtë masë. Është keqpërdor shumë për këtë masë, ne nuk kemi deklaruar që kemi krijuar vende të punës, mirëpo kemi formalizuar, e formalizmi në çdo shtet llogaritet si e arritur e madhe e qeverisë. Dhe njëkohësisht kemi mbajtur nën kontroll numrin e atyre që kanë humbur vendin e punës. Zyrtarisht deri më sot si pasojë e pandemisë kemi vetëm 1 mijë e 400 persona që kanë humbur vendin e punës”, tha Bislimi, raporton KP.
Ditë më parë, ministri Bislimi ka thënë se punësimi është rritur 6.6 për qind në muajin prill.
Ndërsa, ai shtoi se aktualisht kjo Ministri është në fazën e draftimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe beson se deri në fillim të javës së ardhshme do të del me një draft të parë, i cili do të shqyrtohet me komunitetin e biznesit dhe me partitë opozitare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij