LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Pezullimi është akt politik, nëse dikush më thotë se bën pa SHBA-të atëherë le të tregon se si do t’ia dalim

Bislimi: Pezullimi është akt politik, nëse dikush më thotë se bën pa SHBA-të atëherë le të tregon se si do t’ia dalim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Faton Bislimi tha se opozita është duhet hedhur vrerë ndaj Qeverisë së Kosovës, e kjo sipas tij është veprim politik.

“Pezullimi është akt politik i koordinuar me SHBA-të dhe i bërë nga një marrëveshje me ta. Nëse dikush më thotë se bën pa SHBA-të, atëherë lë të tregon se si do t’ia dalim. Opozita le të vazhdojë të hedh vrerë ndaj qeverisë, por ata e dinë që këto janë veprime politike. Pozicionimi sa më mirë i Kosovës në rendin global është shumë i mirë”, ka thënë ai.

Bislimi po ashtu tha se sot Kosova është anëtare e organizatave më të mëdha ndërkombëtare siç është Banka Botërore dhe Fondi Monetarë Ndërkombëtar.


Ai tha se ta akuzosh qeverinë se që nuk është anëtare e OBSH-së apo në organizata që dalin nga OKB-ja, është boshllëk i madh politik.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është pjesë e OKB-së dhe rrjedhimisht nuk e plotëson një parakusht kyç për anëtarësim në organizatat e posaçme që dalin nga OKB-ja. Nuk kam dyshim që shumë shpejt do të arrijmë ta zëmë një vend meritor në këtë organizatë. Por ta akuzosh Qeverinë e Kosovës që nuk është anëtare e OBSH-së apo në organizata që dalin nga OKB-ja, është boshllëk i madh politikë”, theksoi ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së po ashtu u shpreh se Kosova ka arritur të zbatojë një rrjet të rëndësishëm të përfaqësive diplomatike dhe si e tillë ka zënë vendin e duhur në çështjen e interesit nacional.

“Marrëdhëniet tona bilaterale si me SHBA-të është gurthemeli që Kosova ka zënë vend në arenën ndërkombëtare. Pezullimi njëvjeçar i Kosovës që mos të aplikoj në organizata ndërkombëtare nuk e cenon sovranitetin tonë, sepse sovraniteti nuk përcaktohet nga aplikimi i saj. Ajo që do të cenonte do të ishte tërheqja e Kosovës në disa organizata dhe kjo s’ka ndodh e s’do të ndodh. Pa miqtë amerikanë anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të ishte i pamundur kur kihet parasysh vërsulja e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

Lajme
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kronikë e Zezë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori