Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nesër Luginën e Preshevës.

Agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:


10:30 - Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

11:15 - Takim me deputetin Shaip Kamberi

12:00 - Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

12:45 - Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ - Tërnoc

14:50 - Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ - Preshevë

15:00 - Drekë pune me liderët politik të Preshevës

17:30 - Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në hotel “Rozafa” Bujanoc