LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për supermeçin Joshua-Wilder mund të nisin në javën e ardhshme që dueli të zhvillohet këtë vit

Bisedimet për supermeçin Joshua-Wilder mund të nisin në javën e ardhshme që dueli të zhvillohet këtë vit
(Foto: Getty Images)

Tashmë duket se më në fund do të ndodhë superdueli ndërmjet Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit, të cilin janë duke e pritur tifozët e boksit.

Pas triumfit ndaj Joseph Parker, boksieri britanik është bërë kampion i unifikuar (ai i posedon titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO) dhe i vetmi rrip që i mungon është ai WBC, të cilin e mban boksieri amerikan.

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari ‘AJ’ është shprehur i gatshëm për një përballje me ‘Bombarduesin e Bronztë’ dhe këtë e ka mirëpritur 32-vjeçari, ndërsa dy boksierët tashmë kanë nisur me ngacmimet dhe provokimet e zakonshme para një dueli.


Të gjitha lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Mirëpo, për të ndodhur kjo duhet të arrihet një marrëveshje mes përfaqësuesve të të dy boksierëve. Ndërsa promovuesi sportiv, Barry Hearn, ka thënë se bisedimet rreth meçit për unifikimin e titujve mund të fillojnë në javën e ardhshme.

(Foto: Getty Images)

Joshua e dëshiron edhe titullin WBC për t’u bërë kampion i padiskutueshëm, derisa Wilder planifikon t’ia marrë titujt britanikut dhe të bëhet ai kampioni më i madh në kategoritë e peshave të rënda dhe njëherësh do të fitonte shumë para në përballjen ndaj Joshuas.

https://www.youtube.com/watch?v=0nnQOWvjVKw

“Është një duel të cilin Anthony Joshua e do vërtet dhe mund të ndodhë këtë vit”, është shprehur Hearn, i cili është kryetar dhe themelues i kompanisë promovuese të ‘AJ’, Matchroom Sport.

Anthony Joshua dhe Barry Hearn (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë për emisionin SportsweekBBC Radio 5 live: “Anthony Joshua i dëshiron të gjithë rripat – kjo është karta e madhe të cilën duhet ta luajë, por komercialisht, Joshua është shumë më i madh se Deontay Wilder”.

Të gjitha lajmet për Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Deontay Wilder

“Mendoj se Wilder do të vinte këtu (në Britani të Madhe), sepse në botën ku jetojmë, në boks, milionat e dollarëve që i fiton Wilder për një meç, janë shumë pak në krahasim me paratë që e presin për duelin ndaj Joshuas”, është shprehur Barry Hearn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori