LAJMI I FUNDIT:

Biseda me O’Brien, Joseph: Koha që presidentja Osmani të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Biseda me O’Brien, Joseph: Koha që presidentja Osmani të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani me  Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien.

Joseph ka vlerësuar se pas kësaj bisedë është momenti që presidentja Osmani të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin SHBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar Joseph në “X”.


O'Brien tregon çfarë bisedoi me presidenten Osmani, përmend Asociacionin
Lexo po ashtu O'Brien tregon çfarë bisedoi me presidenten Osmani, përmend Asociacionin

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se  me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq Ndihmës Sekretari amerikan, James O’Brein ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit
Lexo po ashtu Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit

“Një bisedë e mirë sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i  ndërmjetësuar nga BE-ja, për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori